Kosova

Deputetët votojnë kundër vendimit të presidentit Thaçi

Vetëm 28 deputetë kanë votuar për rekomandimet e presidentit, ndërsa 38 kanë qenë kundër, e 7 të tjerë kanë abstenuar

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi për kthimin e Ligjit për shoqëritë tregtare. Ligji do të mbetet i njëjtë bashkë me nenin, përmes së cilit obligohen shoqëritë tregtare që 40 për qind në bordet udhëheqëse t’i kenë gra.

Vetëm 28 deputetë kanë votuar për rekomandimet e presidentit, ndërsa 38 kanë qenë kundër, e 7 të tjerë kanë abstenuar. Deputetja e Alternativës, iniciuese e këtij amendamenti, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se rekomandimet e presidentit nuk qëndrojnë.

Ndërkohë, Memli Krasniqi i PDK-së tha se ky amendament nuk e ka në fokus fuqizimin e grave në bizneset e Kosovës, por sipas tij, është një tendencë për të imponuar vendime në biznesin privat.