Lajme

Deputeti gjerman në tubimin e Vetëvendosjes në Shtutgart

Lëvizja Vetëvendosje iu ka kushtuar shumë rëndësi edhe diasporës shqiptare, derisa ka mbajtur një tubim në Shtutgart të Gjermanisë, ku i ftuar i nderit ka qenë deputeti gjerman i SPD-së, Josip Juratoviq

Partitë vazhdojnë me tubimet e tyre para zgjedhjeve së përgjithshme më 11 qershor, shkruan albinfo.ch.

Lëvizja Vetëvendosje iu ka kushtuar shumë rëndësi edhe diasporës shqiptare, derisa ka mbajtur një tubim në Shtutgart të Gjermanisë, ku i ftuar i nderit ka qenë deputeti gjerman i SPD-së, Josip Juratoviq.

“E konfirmojmë. Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar një tubim me bashkatdhetarë afër qytetit të Shtutgartit në Gjermani. Në këtë tubim kanë folur Visar Ymeri dhe Aida Dërguti, e i ftuar nderi ka qenë edhe deputeti gjerman i SPD-së, Z. Josip Juratovic, anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Bundestag. Lëvizja VETËVENDOSJE! do bëjë publike atë çka u tha në këtë tubim nga Z. Josip Juratovic, nga kryetari Ymeri dhe nënkryetrja e Kuvendit, Aida Dërguti”, thuhet në njoftimin e VV-së.