Shqipëria

Deputetit shqiptar me familje i ndalohet hyrja në SHBA

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reaguar në lidhje me ndalimin e deputetit shqiptar, Tom Doshi për të shkelur në Amerikë bashkë me familjen.

Me anë të një postimi në Facebook ambasada amerikane në Shqipëri ka publikuar vendimin e DASH-it që i ndalon hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

Vendimi u bë i ditur dje, por sot u përcoll dhe nga ambasada e SHBA në Tiranë, duke shënuar kështu rastin e dytë të refuzimit të vizave amerikane për zyrtarë të lartë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.

“Departamenti i Shtetit po njofton publikisht se ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, sipas nenit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Përbashkët të FY 2017, të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion”, njoftoi sot ambasada amerikane në Tiranë.