Bota

“Der Spiegel”: Mijëra luftëtarë talebanë arritën me emigrantët në Gjermani

Mijëra ish-luftëtarë talebanë mbërritën në Gjermani gjatë dy vjetëve të fundit në valën e migrimit të miliona emigrantëve dhe refugjatëve, njoftoi gazeta gjermane “Der Spiegel”.

Zyra Federale për Migrim e Gjermanisë informoi zyrtarët e sigurisë se mijëra emigrantë janë identifikuar si ish-militantë talebanë gjatë procesit të marrjes së azilit, tha gazeta.

“Spiegel” thotë se të paktën 70 afganë janë hetuar, edhe pse është e paqartë nëse ndonjë prej tyre dyshohet se ka qenë një luftëtar aktiv taleban.
Gjashtë u arrestuan dhe seancat paraprake gjyqësore do të fillojnë javën e ardhshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kritikuar për lejimin e kaq shumë emigrantëve që kanë hyrë në vend, edhe pse vitin e kaluar ishin kryer disa sulme terroriste.