Maqedonia

Der Spiegel për kompromisin Shkup/Athinë: Fitore e Perëndimit, debakël për Rusinë

Një lajm i mirë për BE dhe NATO: Greqia dhe Maqedonia kanë tejkaluar kontestin e emrit. Kremlinit nuk do i konvenonte kjo – dhe gjithashtu as presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov që ka dalur hapur kundër marrëveshjes, shkruan fillimisht magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”.

“Por Ivanov nuk mund ta parandalojë vendimin pas votimit të dytë,” përcjell albinfo.ch.

Në kohën kur Maqedonia ka vendosur referendum në vjeshtë, për ndryshimet e lartëpërmendura në këmbim të integrimeve euro-atlantike, sipas anketave pritet të dalë pozitive – kjo për shkak edhe të shqiptarëve që përbëjnë 33 përqind të banorëve, shkruan media tjetër gjermane “Neues Deutschland”. Por në rast të kundërt, atëherë kryeministri aktual Zoran Zaev detyrohet të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Situata më e vështirë duket në Greqi, pasi atje 70 përqind e popullatës janë kundër marrëveshjes.