Sport

Tifozët hyn në fushë në derbin e shqiptarëve

Shumë rrallë ndodh që në Superligën zvicerane, një ndeshje të ndërpritet për afër 20 minuta. Kështu ndodhi në takimin ndërmjet Baselit dhe Sionit.

Mediat zvicerane raportojnë se sapo ka përfunduar pjesa e parë, disa tifozë të Baselit, kanë shkuar te ata të Sionit, duke i rrëmbyer një nga flamujt e tifozerisë mysafire, që ata kishin shpalosur para tribunës së tyre, përcjell albinfo.ch.

Tifozët e Sionit kanë kapërcyer rrethimin dhe kanë hyrë në fushën e lojës, duke u munduar që të arrijnë tribunën në anën tjetër të fushës për të rimarrë flamurin që u ishte rrëmbyer.

Por, nuk ka përfunduar me kaq, sepse në momentin kur situata po qetësohej, tifozët e Basel i vunë flakën flamurit, duke ndezur njëkohësisht edhe një herë atmosferën dhe bllokuar për shumë minuta rifillimin e ndeshjes. Qetësia u vendos kur policia rrethoi plotësisht tribunën e tifozëve.

Ndërkohë, takimin e fitoi Baseli me rezultat 5:1. Albian Ajeti filloi sfidën nga fillimi për vendësit, derisa në fund ka hyrë edhe Taulant Xhaka, kurse te Sioni nga fillimi luajtën Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Baseli mbetet në vend të dytë, katër pikë pas Yong Boys, që ka një ndeshje më pak.