CH-Ballkani
Dërgohen jashtë vendit analizat për vdekjet e dyshimta në QKUK
Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se pas dy vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në këtë qendër, janë pezulluar përkohësisht operacionet e planifikuara, të cilat nuk janë urgjente.
“Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë duke u kryer në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat po ashtu janë në funksion”, thuhet në njoftimin për mediat.
Kjo masë është ndërmarrë, pasi u raportua për dy raste të vdekjeve të ndodhura pas operacionit. “Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se kjo ministri ia ka nisur jashtë vendit analizat për vdekjet e dyshimta. “Të gjitha inspektoratet e Ministrisë Shëndetësisë janë urdhëruar të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara. Kemi kërkuar raportim të rregullt nga SHSKUK-ja, për hetimet në sfera të tjera. Ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat. Rekomandimet e ekipeve të MSH-së janë që për disa çështje të bëjmë edhe analiza jashtë vendit, dhe unë kam autorizuar zyrtarët e Ministrisë për të filluar menjëherë këtë”, ka thënë ministri Ismaili.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike