Maqedonia

Dështon përpjekja e VMRO-DPMNE-së për ta rrëzuar qeverinë

Opozita në Maqedoni ka dështuar në përpjekjen e tyre për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zaev.  Ata nuk arritën më shumë se 40 vota në mocionin e mosbesimit që u mbajt mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë.

62 deputetë votuan kundër rrëzimit të qeverisë e dy të tjerë abstenuan, përcjell albinfo.ch.

VMRO-DPMNE-ja e paraqiti mocionin e mosbesimit me arsyetimin e dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve. Gjatë debatit të nxehtë në disa momente në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve.

Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve euro integruese.