Shkurt.ch
Dhoma e Kantoneve kërkon për pedofilët ndalimin absolut të punës me fëmijë
Ajo kërkon që ndalimi i punës me fëmijë i shqiptuar njëherë, të mos mund të tërhiqet në asnjë rast më vonë
Në vitin 2014, populli me të drejtë vote i Zvicrës kishte votuar iniciativën kundër pedofilisë. Në tekstin e inicativës së votuar ishte shkruar se të gjithë ata që kanë kryer delikte seksuale mbi fëmijët nuk do të kenë të drejtë kurrë më që rë punojnë me fëmijë.
Tash, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka filluar futjen e detajeve në ligjin përkatës, transmeton albinfo.ch. Një detaj i tillë është ai i cili kërkon që ndalimi i tillë i punës me fëmijë i shqiptuar njëherë, të mos mund të tërhiqet në asnjë rast më vonë.
Këshilli Federal ndërkaq kishte kërkuar që një ndalesë e tillë të mund të rishqyrtohej dhjetë vite pas dënimit. Ndërsa sipas qëndrimit të Dhomës së Kantoneve, mund të ketë përjashtime vetëm në rastet veçanërsiht të lehta. Një shembull i tillë është kur një i ri mbi 16 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të re nën 16 vjeçare.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?