Dhoma Nacionale: Po për qendrat e përkohshme të azilit
Në kuadrin e përpunimit të Ligjit mbi Azilin, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës i ka dhënë dritën jeshile edhe një ndryshimi të ligjit, që më parë e kishte miratuar Dhoma e kantoneve.
Fjala është për risinë që i lejon federatës për të strehuar azilkërkuesit deri në tre vjet në ndërtesa të vetat, pa pasur nevojë për pëlqimin e kantoneve dhe të komunave, njofton drs.ch.
Por Dhoma Nacionale ka hedhur poshtë dhënien e kompetencave të zgjeruara Qeverisë Federale për të testuar ndryshimet në procedurën e azilit, që kërkohej në një nen të propozuar nga Dhoma e kantoneve.
Ligji për Azilin shkon sërish në Dhomën e Kantoneve.
Moti
Bernë
- 4 °C
Enj, 23/05/2013 - 23:20
Prishtinë
- 14 °C
Enj, 23/05/2013 - 23:30
Cyrih
- 6 °C
Enj, 23/05/2013 - 23:20
Shkup
- 16 °C
Enj, 23/05/2013 - 23:30
