Jeta në Zvicër

Diamanti mbretëror francez në një ankand në Gjenevë

Shtëpia e ankandit është shprehur se shpreson që të grumbullojë nga gjashtë deri në nëntë milionë dollarë

Një diamant i madh, rozë, i vendosur dikur në kurora të mbretërve dhe perandorëve të shumtë francezë, do të hidhet në një ankand në Gjenevë, shkruan “The Local”.

“Le Grand Mazarin”, një diamant me ngjyrë rozë prej 19,07 karatësh, ishte një dhuratë për Louis XIV në vitin 1661 dhe u vendos në kurorat e pothuajse të gjithë mbretërve dhe perandorëve të Francës, përcjell albinfo.ch.

Ky diamant llogaritet si një simbol i bukurisë dhe një thesar mbretëror, me një vlerë të jashtëzakonshme.

Diamanti i ka rezistuar shumë luftërave dhe për shekuj me radhë është bartur nga shumë mbretër.

Shtëpia e ankandit është shprehur se shpreson që të grumbullojë nga gjashtë deri në nëntë milionë dollarë.

Në ankand do të hedhet më 14 nëntor në Gjenevë.