Sport

Diaspora ndihmon klubin e Ferizajit

Klubi Futbollistik i Ferizajt ka njoftuar se është ndihmuar nga bashkatdhetarët me rreth 4500 franga

Diaspora shqiptare vazhdon të japë ndihma në shumë sektore në Kosovë, e njëra ndër to edhe në sport, shkruan albinfo.ch.

Klubi i Ferizajt ka njoftuar se është ndihmuar nga bashkatdhetarët me rreth 4500 franga.

Kështu ka njoftuar skuadra ferizajase në rrjetin social “Facebook”. “Ish-futbollisti i KF Ferizaj, Florent Zhinipotoku pas një angazhimi në diasporë ka arritur të mbledh një shumë të konsideruar të hollash për të ndihmuar klubit tonë. Rreth 4550 CHF janë mbledhur nga bashkatdhetarët tanë në diasporë. Klubi e falënderon Zhinipotokun për këtë ndihmë, gjithashtu i falënderon edhe të gjithë ata që kontribuuan për klubin e qytetit.

“Së bashku jemi më të fortë”, thuhet në njoftim. Klubi ka dhënë edhe emrat se kush ka kontribuar dhe me sa para.