CH-Ballkani

Diaspora shqiptare, e rëndësishme edhe në Maqedoni

Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit siç është zhvillimi i lidhjeve politike, kulturore, arsimore dhe shkencore e sidomos përfshirja e të rinjve në këtë proces

Edmond Ademi, ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën ka pasur një takim pune me përfaqësues nga Lidhja e Diasporës Shqiptare të Evropës dhe SHBA-së për Maqedoninë.

 

Ai ka thënë se Diaspora është pjesë e pandashme e shtetit, ku me bashkëpunim të ndërsjellë mund të ndërtojnë ura të mirëbesimit dhe bashkëpunimit sa më korrekt, bëjnë të ditur mediat shqiptare në Maqedoni.

 

Tutje ai shtoi se Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit siç është zhvillimi i lidhjeve politike, kulturore, arsimore dhe shkencore e sidomos përfshirja e të rinjve në këtë proces, përcjell albinfo.ch.

 

LDShM përshëndeti vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për emërimin e Ministrit për Marrëdhënie me Diasporën që do të krijojë mundësi dhe rrugë të hapura për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës.

 

Lidhja e Diasporës Shqiptare ndër të tjera potencoi se Diaspora duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe të bëhet departizimi i tërësishëm i përfaqësuesve të saj.