Feja

Diaspora shqiptare kremton Pashkët me bukë të bekuar

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Me qindra shqiptarë të Zvicrës kishin mësyrë në mesditën e së dielës kishën Sankt Nikolaus në Wil për të marrë pjesë në meshën e Pashkëve të udhëhequr nga prifti Don Alberti. Jo shumë larg kishës Shën Kolli është rritur një djalë i ri shqiptar që sot është deputet i këtij qyteti dhe nënkryetar i partisë socialdemokrate të kantonit St. Gallen. Arbër Bullakaj sot ka dy festa, ditëlindjen dhe kremtën e Pashkëve.

Bashkë me gruan Barbarën, nënën Lizën, babain Albertin, motrat dhe vëllain, Arbër Bullakaj kish zënë vend në të njejtën radhë ku shtatë vite më parë ishte ulur presidentja zvicerane, Micheline Calmy Rey për të pritur shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Arber Bullakaj

Kandidati për Parlamentin Nacional, Bullakaj kremton me familjen

Sot ata me familje po kremtojnë Pashkët në kishën e Shën Kollit në Wil, e cila siç thotë deputeti i këtij qyteti, shquhet për numrin e madh të besimtarëve shqiptarë për kremta të këtilla. Kandidati i socialdemokratëve për deputet në Parlamentin e Zvicrës në zgjedhjet që do të mbahen në tetor festën e ringjalljes së Krishtit e ka nisur në mëngjës herët me bukën e bekuar. Një ditë më parë, natën e së shtunës, Don Alberti, kishte bekuar bukën e shumë besimtarëve shqiptarë. „Buka e Bekueme“, siç e quajnë besimtarët, shtrohet mëngjesin e të dielës për t’u ngrënë bashkë në çdo familje shqiptare të besimit katolik. Ky është një ritual i vjetër shqiptar që praktikohet për kremten e Pashkëve, tregon Arbëri. Familja e Albert Bullakajt bashkohet për çdo vit me të gjithë anëtarët e familjes për të ngrënë mëngjesin me „Bukën e Bekueme“. Në shtëpinë e Bullakajve bashkë me bukën e bekuar tavolina mbushet me vezë të ngjyrosura, afër tyre nuk mungonin lepujt e bërë nga çokollata zvicerane.

Veze¦ê te¦ê ngjyrosura ne¦ê familjen Bullakaj

Me vezë të ngjyrosura dhe me “Bukën e Bekueme”

„Vezët dhe lepujt i japin gjallëri festës më të rëndësishme katolike, ato simbolizojnë jetën e bashkë më të dhe ringjalljen e Krishtit“, na tregon i zoti i shtëpisë Albert Bullakaj duke na gostitur me një raki të vendit, siç thotë ai për vendlindjen e tij, fshatin Sallagrazhdë, në komunën e Therandës. Ky është një ritual fetar që ne shqiptarët katolikë e praktikojmë për çdo vit për festën e Pashkëve, flet i zoti i shtëpisë. „Mbrëmë unë e kam bekuar bukën te prifti Don Alberti kurse sot në mëngjes të gjithë bashkë me të mirat e tjera që i ka gatuar zoja e shtëisë, Lizë Bullakaj e kemi ngrënë“. „Buka e Bekueme“ për Albertin lidhet me mallin për vendlindjen, shtëpinë, të afërmit, e tokën që e ka bërë ky që është sot. „Sa herë i jepet rasti shkon në Kosovë, më së paku katër herë në vit“, tregon djali i tij i dytë, Françesku. Gëzimin e kësaj kremte para një numri kaq masiv të besimtarëve nuk e fsheh as prifti Don Alberti. „Është kënaqësi e veçantë për mua në një atmosferë kaq të mrekullueshme të udheheq meshën e shenjtë dhe më të madhe në botë, Pashkët. Jam i lumtur që keni ardhur kaq shumë, jo vetëm sot, por sidomos ditëve të fundit keni treguar  respekt e dashuri për Krishtin me pjesëmarrjen tuaj në meshë dhe para saj“, u shpreh, prifti Don Alberti.

Festa më e vjetër fetare në botë

Pashkët janë festa më e vjetër fetare në botë, të cilat kremtohen që nga shekulli i 14 para krishtit, para erës tonë, thotë mes shumë shpjegimeve të tjera prifti Don Alberti. „Fjala Pashkë, vjen nga fjala hebreje Peshka që përkthyer në shqip do të thotë, kalim. Për ne kjo do të thotë kalimi i Krishtit nga vdekja në jetë. Prandaj ne të krishterët nuk besojmë Krishtin e vdekur, por Krishtin e ringjallur“.

“Fati i shqiptarëve ngjan me atë të Krishtit”

Ne jemi një popull me vlera fetare e kombëtare. Jeta dhe vuajtjet e Krishtit janë të ngjashme me jetën, sakfricën dhe ringjallen e popullit shqiptar, vlerëson prifti Don Alberti, „A nuk është historia e popullit tonë e mbushur përplot me martirë? Populli ynë është ndoshta ndër popujt e vetëm në Evropëjeta e të cilit më së shumti i ngjan jetës së Krishtit. Populli ynë gjatë tërë historisë ka qenë i dënuar padrejtësisht me vdekje e turpërim. Nga e ka marrë populli ynë këtë fuqi për t’u ringjallur“, pyet prifti Don Alberti duke krahasaur forcën e popullit tonë për mbijetesë e ringjallje me forcën Krishtit dhe ringjalljes së tij.