Kalendari

Diaspora shqiptare në Bernë feston 9 vjetorin e pavarësisë

Si çdo vit edhe këtë vit diaspora shqiptare e Bernës i prinë festave kulturore e kombëtare. Të shtunën, në ora 18, fillon manifestimi i pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në këtë takim marrin pjesë nxënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” të Ostermundingenit të Bernës. Mësuesja Ida Jashari për albinfo u shpreh shumë krenare me nxënësit e saj të zellshëm dhe me familjet shqiptare ” Idea ishte e imja por nxënësit dhe prindërit e kanë pritur me shumë entuziazëm këtë ide, ata i kanë mësuar rolet gjatë kohës së tyre të pushimit shkollor, patjetër të krenohesh me edukatën e me zellin e tyre të madh e atdhetarë”. Në festë do të ketë aktivitete të ndryshme, nga projekte të ndryshme, e ne shpresojmë se do të kalojmë mirë duke i ofruar publikut një program me zemrën plot e me fjalën e bukur shqipe”.

“Nxënësit shqiptare janë takuar disa herë në provat e tyre. Të përgatisësh me fëmijët shqiptarë në diasporë një dramë shqiptare kësaj i thonë vërtet mrekulli e madhe. ” Por, janë nxënës të rregullt të shkollës shqipe.”- shprehet Mësuesja Ida Jashari ” “Janë ata që e duan vendin e të parëve, dhe me shumë dashuri flasin në gjuhën shqipe. Mendoj se motivin e kanë nga familjet e tyre. Prindërit janë ata që i drejtojnë drejt shkollës shqipe. Mbështetja e prindit i sjellë suksesin më të madh gjatë shkollimit.”, tregon Mësuesja Ida Jashari duke shtuar se fëmijët në shkollën shqipe përveç që mësojnë shqip, ata edhe mësojnë kulturën shqiptare , dhe njihen me njëri- tjetrin. Fëmijët që njohin gjuhën shqipe ata janë më të mirë edhe në lëndët e tjera mësimore.”

“Nëse fëmijët tanë duhet të mësojnë gjermanishten, anglishten, e frëngjishten, ne u urojmë suksese duke u apeluar që ta mësojnë edhe gjuhën e bukur shqipe sepse kështu nderojnë rrënjët dhe paraardhsit e tyre, sepse duke e njohur gjuhën shqipe ata ndihen më krenarë se janë shqiptarë”.

Mësuesja Ida Jashari një pedagoge e njohur përmes albinfo.ch u uron të gjithë shqiptarëve festën e pavarësisë duke ftuar të interesuarit në programin e begatshëm kulturor e artistik.

16710478_383418702021103_832355597_o