Shkurt.ch
Diaspora zvicerane numëron 752 mijë veta
Ata janë të shpërndarë në 200 shtete ndërsa shteti në të cilin jetojnë më së shumti zviceranë është Franca, me 196 mijë sish
Në fund të vitit 2017 janë regjistruar 752 mijë zviceranë që kanë jetuar jashtë vendit, ose rreth 11 për qind e zviceranëve në përgjithësi. Pjesëtarët e këtij grupacioni që ndryshe quhen “zviceranë të jashtëm” ose “Zvicra e pestë” (duke iu referuar 4 etnive që e bëjnë Zvicrën “e brendshme”) do të përbënin kantonin e katërt më të madh zviceran për nga numri i banorëve.
Vetëm kantonet: Cyrih, Bernë dhe Vaud kanë më shumë banorë se që ka “Zvicra e pestë”, konstaton Zyra Federale për Statistikë (BfS).
Ata janë të shpërndarë në 200 shtete ndërsa shteti në të cilin jetojnë më së shumti zviceranë është Franca, me 196 mijë sish, transmeton albinfo.ch. Pas saj vijnë Gjermania me 89 mijë, SHBA me 80 mijë, Italia me 50 mijë etj.
Shikuar sipas kontinenteve, më së shumti, gjegjësisht dy të tretat e tyre jetojnë në Evropë. Afërsisht një e treta në Amerikë dhe 7% në Azi.
Afërsisht tri të katërtat e zviceranëve të jashtëm, kanë, përveç pasaportës zvicerane edhe një përkatësi tjetër shtetërore, përcjell albinfo.ch. Po ashtu statistika ka konstatuar se në mesin e tyre ka më shumë gra se burra dhe më shumë të rinj se të moshuar.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
Jeta në Zvicër
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit Marigona Qerkezi ka një krijimtari të pasur artistike si soprano e shquar, ka shkelur shumë skena...
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë?
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër