Integrimi
“DiasporaFlet” sonte në Vjenë
Në këtë takim do të prezantohet projektligji për Diasporën nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, si dhe me një fjalë rasti do të paraqitet edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z.Bimo
Në kuadër të takimeve me bashkatdhetarët tanë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, “DiasporaFlet” sot do të mbajë takim në Vjenë.
Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e Germin-it do të shpalosin programin Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, si dhe do të prezantohet misioni dhe puna e disa individëve/organizatave dhe bizneseve shqiptare në Austri, thuhet në njoftimin e Germin-it, përcjell “albinfo.ch”.
Mësohet se në këtë takim do të prezantohet projektligji për Diasporën nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, si dhe me një fjalë rasti do të paraqitet edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, z.Bimo.
Të kontaktuar nga albinfo.ch, përfaqësuesit e Germin-it theksuan se formati i takimeve “DiasporaFlet” është i ndarë në dy pjesë:
“Pjesa e parë është e mbyllur ku fokusi i temave është për të diskutuar rreth të drejtave politike dhe sociale të diasporës, ndërsa pjesa e dytë është format i hapur ku do të jetë në dispozicion një mikrofon i hapur për të gjithë të pranishmit të cilët mund të ngrinin zërin për tema të ndryshme”.
Sipas tyre, në këtë takim do të janë të ftuar 2-3 persona të komunitetit tonë për të kaluar pastaj në tema që lidhen direkt me komunitetin shqiptarë në Austri.
Takimi “DiasporaFlet në Vjenë” do të filloj nga ora 19:00, në Universitetin Ekonomik të Vjenës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën