Shqipëria

Digjet Audi Q7 në Elbasan

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, makina e djegur është një Audi Q7 në pronësi të 46-vjeçarit me iniciale A.B.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan, ku ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip Audi Q-7 me targë TR 6464 M. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.