Bota

Digjet një maune, vozitësi nga Maqedonia shpëton pa lëndime

Një maune e ngarkuar me artikuj ushqimorë të thatë, mbrëmjen e së enjtes është përfshirë nga flakët, në autostradën A 9 në afërsi të lokacionit Tanna, në drejtim të Munihut.

Pas një defekti teknik në motor, mauna u përfshi nga flakët, shkruajnë mediat gjermane, përcjell, Albinfo.ch.

Vozitësi 39-vjeçar nga Maqedonia ka mundur ta parkojë maunen në korsinë e emergjencës dhe të kalonte pa lëndime, pavarësisht flakëve që përhapeshin me shpejtësi të madhe.

Ngarkesa gjithashtu është përfshirë nga flakët dhe është dashur të shuhet nga ekipi zjarrfikës.

Gjatë kësaj është shkaktuar një dëm material prej gjithsej 85.000 eurosh. Në kohëzgjatjen e zjarrfikjes, autostrada është mbyllur tërësisht në drejtim të Mynihut.

Gjithashtu edhe drejtimi për në Berlin është mbyllur përkohësisht, për shkak të tymit të dendur.