Shqipëria

Digjet makina e kreut të Lezhës

Komuna e Lezhës ka reaguar në lidhje me makinën e djegur, e cila ishte në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Dy makina janë djegur mbrëmë në një parking në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, ndërsa njëra prej tyre është e kryetarit të Komunës së Lezhës, Fran Frrokaj.

Komuna e Lezhës ka reaguar në lidhje me makinën e djegur, e cila ishte në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Në një deklaratë për mediat sqaron se “automjeti i djegur, autoveturë tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga komuna me ‘’Kontratë huapërdorimi’’,  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës”.

Bashkia e Lezhës thekson gjithashtu se po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies.