Shqipëria

Digjet një fabrikë e riciklimit në Tiranë

Një fabrikë e riciklimit të mbetjeve është përfshirë nga zjarri në Tiranë, por përveç dëmeve materiale askush nuk ka pësuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit e policia, të cilat po punojnë për shuarjen e tij.

Policia thotë se zjarri është ndezur rreth orës 10:00, në lagjen Kashar, dhe se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet por që ende nuk dihen shkaqet e tij, përcjell albinfo.ch.

Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

E banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon shtëpitë e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë zonën ku ka shpërthyer një zjarr i madh në fabrikën e riciklimit. “Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!”, ka thënë ai.