E-Diaspora
Digjet shtëpia e familjes shqiptare në Gjermani
Familja shqiptare gjashtëanëtarëshe, të cilës gjatë fundjavës së kaluar iu dogj komplet shtëpia në Buchhausen – Vilsen, në rrugën Lange Strasse, në Gjermani, është akomoduar mirë dhe përkohësisht ata gjenden në një banesë tjetër, ka thënë Volker Kammann zyrtar komunal, shkruan weser-kurier.de, përcjell albinfo.ch
Për fat të mirë në kohën e shpërthimit të zjarrit të shtëpisë, familja nuk ishte aty. Kryefamiljari është një emigrant nga Shqipëria, i cili kishte migruar para 26 viteve për në Gjermani.
Ai së bashku më bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij gjatë kësaj kohe ishin në pushime.
“ Policia e ka informuar menjëherë familjen, dhe ata janë ardh menjëherë të dielën pasdite”, ka thënë Kammann, përcjell “albinfo.ch”.
Së pari, familja shqiptare është vendosur në një hotel, ndërsa më pas ata janë zhvendosur në një apartament turistik të mobiluar të këtij vendi.
“Gatishmëria e njerëzve dhe organizatave shoqërore është vërtet shumë e madhe që kanë shprehur dëshirën të ndihmojnë në të gjitha format këtë familje”, ka potencuar Kammann.
Për shumën e donacioneve për këtë familje është ende herët, por ne jemi duke kërkuar të gjejmë një banesë afërisht 95 metra katrorë, mundësisht në qendër, shprehet ai.
Për të dy fëmijët që shkojnë në shkollë fillore në Vilsen, prindërit do të donin që të ua ndërrojnë shkollën për të iu shmangur situatës aktuale.
Sipas zyrtarëve të policisë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që kaploi shtëpinë e familjes shqiptare.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike