Maqedonia

Dimitrov dhe Kotzias do të takohen në Shkup dhe Vjenë, ka akoma dallime mes palëve

Menjëherë pas propozimit grek për zgjidhjen e kontestit të emrit me fqinjin e saj verior, edhe Maqedonia ka përpiluar një tekst për zgjidhjen, shkruan media austriake APA.

Siç raportojnë nga zyra e ministrit të jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, ka dallime mes dy palëve, por nuk ka sqaruar konkretisht për çfarë bëhet fjalë përcjell albinfo.ch.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias do të udhëtojë drejt Shkupit të enjten. Ai do qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditë, ndërsa në 30 mars parashihet një takim mes dy ministrave të jashtëm dhe ndërmjetësist të OKB, Metju Nimiç në Vjenë.

Sipas shumë mediave të huaja dhe vetë intervistës së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për “Der Spiegel”, pika e konfrontimit mes Shkupit dhe Athinës mbetet ndryshimi i Kushtetutës dhe mos përkthimi i emrit Republika Gorna Makedonija në përdorimin ndërkombëtar. Kjo e fundit nuk pranohet nga pala maqedonase.