Maqedonia

Dimitrov: Jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, po qëndron në New York, për rundin e ri të bisedimeve për çështjen e emrit, të cilat udhëhiqen nga ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz.

Dimitrov njofton se ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutiérrez, të cilit i ka thënë se e kanë mundësinë historike që ta mbyllin çështje e emrit, përcjell albinfo.ch.

“Pjekuria e Maqedonisë dhe vendosmëria për ndërtimin e një demokracie evropiane, paraqet mundësi të vërtetë për përparim në Evropë”, ka thënë ministri Dimitrov.