E-Diaspora

Diskualifikohet Fatmir Seferaj nga DSDS

Juria nuk ishte edhe aq e fascinuar me paraqitjen e kosovarit

Kosovari Fatmir Seferaj nga Berna ka udhëtuar të mërkurën nga Berna për në Berlin për të marrë pjesë në garën për këngëtarin më të mirë të Gjermanisë, në shoun gjerman  DSDS (Gjermania kërkon superstarin). 

Me këngën “Ain’t No Sunschine”, Fatmiri ka vazhduar garën në Berlin, pasi kishte marrë të mërkurën e kaluar vlerësimin e jurisë së këtij spektakli, të cilin e udhëheq Dieter Bohlen. Juria nuk ishte edhe aq e fascinuar me paraqitjen e kosovarit. Juria e DSDS nuk i ka dhënë edhe një shansë Fatmirit duke e diskualifikuar nga gara e mëtutjeshme.

“Unë këndoj dhe vallëzoj mirë. Por, nuk e dëgjoj mirë veten”, tha 21-vjeçari për 20min. Deri tash Fatmiri ka kënduar vetëm për hobi. Fatmiri 4-vjeçar kishte migruar si refugjatë në Zvicër.