Sport

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale në lojërat në Grand Prixit.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi i nisi garat me fitore në Grand Prixit të xhudos, kategoria 48 kilogramë, të cilat  po mbahen në Zagreb të Kroacisë.

Distria mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto, në kategorinë -48 kilogramë.

Ndërsa në gjysmëfinalen që do të zhvillohet pas pak, Krasniqi do takohet me japonezen, Hiromi Endo.

Rikujtojmë se Distria me ippon, mboshti edhe Philomene Batan e Kamerunit.

Në Grand Prix po marrin pjesë xhudistët më të mirë në botë, pasi kjo garë është e vlefshme për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020