Integrimi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, festohet edhe në Zvicër

Zëra të gëzuar fëmijësh, dhe festë ishte të premten pasdite në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Një shfaqje e përgatitur nga aktorët Ramadan Morina dhe  Adem Kicaj ka sjell atmosferë argëtuese për më të vegjlit tanë në Zvicër!

Fytyrat e fëmijëve ishin shumë të gëzuara, ata bashkë me aktorët shfaqën aftësitë e tyre në këndim, rrëfime e të tjera aktivitete.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës, Ridvan Murati me këtë rast ka folur për rëndësinë që ka kjo datë për fëmijët kudo nëpër botë.

Enkas për këtë datë të rëndësishme për fëmijët kishte ardhur nga Kosova Shyhrete Kastrati, udhëheqëse e Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë.

Për ta bërë edhe më madhështore këtë ditë, Drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës, Ridvan Murati ishte kujdesur të sigurojë edhe dhurata për fëmijët e pranishëm.

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila në mbarë boten u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH
© 2018 ALBINFO.CH