Lajme
“Ditët e Kulturës Shqiptare” nisin edhe në Londër
Ministri Murati ia dorëzoi zyrtarisht çmimin për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik, Sir Noel Malcolm
Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, kanë hapur zyrtarisht programin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Londër, të cilat do të zgjasin katër ditë.
Ministri i Diasporës, Valon Murati, bashkë me ambasadorin Lirim Greiçevci, ka pritur mysafirë dhe personalitete në Ambasadën e Kosovës në Londër për të hapur zyrtarisht këtë aktivitet.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Murati ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Diasporës për ruajtjen dhe promovimin e kulturës në vendet ku jeton diaspora shqiptare.
Ministri Murati ia dorëzoi zyrtarisht çmimin për kontribut të veçantë për diasporën historianit dhe akademikun britanik, Sir Noel Malcolm. Me këtë rast, ministri Murati theksoi se ky çmim i jepet Sir Malcolmit në shenjë nderimi për kontributin e tij për çështjen shqiptare.
Malcolm tha se është i nderuar ta pranojë këtë çmim nga Ministria e Diasporës dhe se është kënaqësi të kontribuojë në zbardhjen e rolit të shqiptarëve jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë.
Në ditën e parë të aktivitetit u shfaqën tre filma nga Kosova: Filmi dokumentar “117”, i regjisorit Besim Sahatçiu, ndërsa më pas filmat e metrazhit të shkurtër “Shok” dhe “Kanarinat e dinë”. Ditët e ardhshme do të jepet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, koncerti i Elina Dunit, si dhe do të hapet ekspozita e fotografit Fadil Berisha “Albanian Beuty”.
Ditët e Kulturës Shqiptare, që filluan dje, do të zgjasin deri më 4 dhjetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?