CH-Ballkani

Dittmann: BE-ja, me qëndrim unik për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka qëndrim unik dhe se qëllimi i negociatave duhet të jetë një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, përcjell albinfo.ch.

Siç tha ai, BE-ja nuk dëshiron të importojë çështjen e pazgjidhur bilaterale brenda unionit.

“Gjermania dëshiron të japë një kontribut në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së, duke çuar në një normalizim të plotë të marrëdhënieve, ne jemi një partner”, ka thënë ai.