Autotech

Djaloshi arrin të mashtrojë “Face ID” falë ngjashmërisë me nënën

Djaloshi, Ammar Malik, që ngjan shumë me nënën e tij e kapi telefonin dhe me pak sekonda tek e shikoi atë, ai arriti ta hapte

Një djalosh dhjetëvjeçar ka arritur të mashtrojë sistemin “Face ID” të iPhone X të prindërve të tij.

Attaullah Malik dhe Sana Sherwani kishin blerë iPhonen e ri muajin e shkuar dhe i kishin thënë djalit të tyre se “kurrë s’do të mund ta hapësh telefonin”.

Por djaloshi, Ammar Malik, që ngjan shumë me nënën e tij e kapi telefonin dhe me pak sekonda tek e shikoi atë, ai arriti ta hapte, transmeton Albinfo.ch.

“Face ID” përdor teknologjinë biometrike për njohjen e fytyrës si formë të sigurisë. Megjithatë, kjo duket se ka ngecur pak pasi fytyrat e ngjashme po arrijnë të kenë qasje në telefonat e të tjerëve, shkruan “foxnews”.

Një video që tregon këtë mashtrim është publikuar në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=dUMH6DVYskc