Jeta në Zvicër

Dje është shënuar rezultati më i ngushtë në historinë e votimeve në Zvicër

Dallimi në mes po-së dhe jo-së në votimin për TVSH ka qenë vetëm 0.1 % ose 2357 vota më shumë kundër se sa pro, në gjithë Zvicrën

Vota kundër ndryshimit të kushtetutës për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në referendumin e djeshëm ka qenë më e ngushta në gjithë historinë e votimeve në Zvicër. Dallimi në mes po-së dhe jo-së ka qenë vetëm 0.1 % ose 2357 vota më shumë kundër se sa pro, në gjithë Zvicrën, shkruan sda.ch.

Një rezultat afërsisht po kaq i ngushtë është shënuar edhe në qershor të vitit 2015 në votimin mbi Ligjin e Radiotelevizionit, transmeton albinfo.ch. Atëbotë përqindja ishte po kështu 50.1 por dallimi në numër votash, pak më i madh, gfjegjësisht 3649 sosh.

Raste  të votimeve me rezultat “të ngushtë” janë regjistruar edhe në votime tjera. Kështu, “për pak” pati fituar edhe iniciativa shumë e diskutuar kundër migrimit masiv, në vitin 2014, shkruan albinfo.ch. Vetëm 50.3 për qind të votave i kishin fituar bartësit e kësaj iniciative, kundrejt 49.7% që kishin fituar kundërshtarët. Por dallimi në numër votash ka qenë relativisht i madh, gjegjësisht 19302 sosh.