Kosova

DnV: Fushata zgjedhore u zhvillua në ambient të qetë dhe konkurrues

DnV-ja thekson se janë shënuar një numër i vogël i incidenteve të cilat kanë qenë raste të izoluara dhe nuk kanë dëmtuar fushatën

Demokracia në Veprim njofton se në tridhjetë ditët e fushatës për zgjedhjet lokale gara ka qenë e qetë, e zhvilluar në një ambient konkurrues. Kandidatët për kryetar të komunave dhe për kuvendet komunale kanë shpalosur lirshëm opsionet dhe programet e tyre politike, ku pjesëmarrja e qytetarëve dhe e mediave ka qenë e sigurt dhe e papenguar.

DnV-ja thekson se janë shënuar një numër i vogël i incidenteve të cilat kanë qenë raste të izoluara dhe nuk kanë dëmtuar fushatën zgjedhore.

Në vlerësim theksohet se gjatë tubimeve në 82 raste janë përdorur resurse publike, ku është vënë re përdorim i automjeteve zyrtare, pjesëmarrje e shërbyesve civile dhe personave zyrtar në fushatë. E po ashtu në 30% e aktiviteteve të monitoruara të fushatës zgjedhore ka pasur fëmijë pjesëmarrës.