Kosova

DnV: Vendimet e PZAP-it, pa bazë të mjaftueshme

“Pavarësisht asaj që disa vende praktikojnë rinumërimin në rast të diferencës së ngushtë të rezultateve, një praktikë të tillë nuk e parasheh legjislacioni i Kosovës

Demokracia në Veprim thotë se nuk ka evidentuar parregullsi serioze apo mospërfillje të procedurave zgjedhore, të cilat mund të dëmtonin procesin apo të devijonin votën e qytetarëve. DnV-ja thekson se janë të habitur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të urdhëruar rinumërim të tërësishëm në komunat e Prishtinës dhe të Prizrenit, si dhe rinumërim të pjesshëm në komunat e Dragashit dhe Rahovecit.

“Pavarësisht asaj që disa vende praktikojnë rinumërimin në rast të diferencës së ngushtë të rezultateve, një praktikë të tillë nuk e parasheh legjislacioni i Kosovës.

Vendimet pa bazë të mjaftueshme mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve, të cilat nga të gjithë aktorët u cilësuan si ndër proceset më të mira zgjedhore në Kosovë”, thuhet në reagim.