Zhvillim

Dogana kosovare shënoi rekord, inkasoi 1 miliard e 40 milionë euro

“Dogana arriti që tri ditë para përfundimit të vitit të tejkaloj projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro”, theksoi Hoti, sipas të cilit, viti 2017 do të jetë edhe më sfidues për Doganën

Doganat e Kosovës vitin 2016, po e përmbyllin me performacën më të mirë të shënuar viteve të pasluftës, duke tejkaluar të hyra prej 1 miliard eurosh. Kështu u tha sot në mbledhjen e fundvitit që mbajti menaxhmeti i Doganës, mbajti me mediet kosovare, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Të hyrat gjatë vitit 2016 patën një performacë të jashtëzakonshme, ne arritëm që të tejkalojmë mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës ku kjo shifër paraqet rekord. Gjithashtu kjo shifër bëhet edhe me domethënëse kur merret parasysh se nga 1 prilli I këtij viti kemi filluar edhe me implementimin e MSA e cila efektin financiar e kishte që nga dita e pare e implementimit”, u tha në konferencë.

Profesionalizimi i doganës, siç tha, ud. I drejtorit të Përgjithshëm, Fahri Gashi ndikoj direkt që të ruhet stabiliteti dhe performanca e doganës.

Nga ana tjetër ministri Hoti theksoi se ky vit për doganat ishte i jashtëzakonshëm duke tejkaluar parashikimet.

“Dogana arriti që tri ditë para përfundimit të vitit të tejkaloj projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro”, theksoi Hoti, sipas të cilit, viti 2017 do të jetë edhe më sfidues për Doganën, ngase ka në projeksion 1 miliard e 108 milionë euro planifikime.