E-Diaspora
Doktori shqiptar që kontrollon falas
Mario Ademaj ka qëndruar në Shkodër, ku ka kryer vizita falas, kurse gjithashtu edhe ilaçet janë shpërndarë pa para
Një shqiptar mjek, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen çdo vit në Shqipëri, kontrollon falas dhe shpërndan ilaçe falas.
Është ky Mario Ademaj, i cili ka vazhduar traditën edhe këtë vit. Ai është martuar këtë vit dhe menjëherë ka nisur misionin e tij, raporton ‘Zëri i Amerikës’’.
Ai do t’i kontrollojë falas, si dhe gjithashtu edhe ilaçet do të jenë pa para. Dy vite më parë, së bashku me disa mjekë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria u ofroi shërbim banorëve të Pogradecit, përcjell albinfo.ch.
“Aty brenda një dite erdhën 2000 pacientë, të cilët nuk kishin parë doktor me sy, gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht për arsye financiare”. Këtë herë zgjodhi Shkodrën dhe arriti të frymëzojë edhe vullnetarë të rinj.
Mario është larguar në moshë të hershme nga Shqipëria. Nuk e kishte ëndërruar kurrë që një ditë do të studionte mjekësi në Amerikë. Zgjedhjen e bëri i nisur nga sëmundja e rëndë e të atit, nga nevoja që ai kishte, jo vetëm për ndihmë mjekësore, por mbi të gjitha njerëzore. Babanë, fatkeqësisht nuk arriti ta mbante në jetë, por u zotua që do të bënte gjithçka për të tjerët.
Për të, mjekësia është mbi të gjitha humanizëm dhe që në vitet e shkollës frymëzoi idenë e një klinike ambulatore falas në shërbim të bashkatdhetarëve.
Sot, kjo ide është konkretizuar në një organizatë që quhet “Skuadra mjekësore ndërkombëtare për Shqipërinë”, e cila ndihmohet nga familje të ndryshme shqiptare.
Plani i Marios është që një ditë, klinika e tij falas, të shtrihet në të gjitha trevat, ku ka shqiptarë.
https://www.zeriamerikes.com/a/mario-ademi-doktor-shqiptaro-amerikan/3933998.html
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriMario Ademaj
- Prejardhja:Shqipëri
- Vendi ku vepron:SHBA
- Profesioni:Mjek
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë