Lajme

“DokuFest” sivjet hapet me fotografitë e Marubit

Edicioni i sivjetmë i Festivali Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, do të hapet me një projeksioni fotografish nga  arkiva e fotografive të tre brezave të familjes Marubi nga Shkodrës. Siç kanë bërë të ditur organizatorët e këtij festivali, i cili këtë vit mbahet prej 4 deri 12 gusht, përzgjedhja e fotografive u kuruara nga koleksioni i gjerë i muzeut “Marubi” në Shkodër i cili ruan më se 500.000 negativë filmikë.

Projeksioni i fotografive që do ta hap sivjet “Dokufestin”, kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë (1856-1959) dhe përfshinë fotografi fascinuese të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike.

Ky projeksion, po ashtu përfshinë edhe një ligjëratë me drejtorin e muzeut “Marubi”, punëtori dhe ekspozitë “street art” në hapësirat e qytetit të Prizrenit, një punëtori për fanzine si dhe ekspozitë video-mapping, duke sjellë për herë të parë në Prizren një shikim unik të këtij koleksionit fantastik.