Fun

Dollari po forcohet kundrejt monedhave të tjera

Dollari ka arritur nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit kundrejt monedhave kryesore botërore.
Euro ra 1.2% kundrejt dollarit dhe kushton 1,049, së paku që nga mesi i marsit, dhe rënia në vlerë është regjistruar edhe nga juani kinez.

Rritja e normës bazë të interesit, sipas vlerësimit të presidentit të rezervave federale amerikane, Janet Yellen, është një “votëbesim” në qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane.

Ajo foli me kujdes në lidhje me pritjet se fitorja e zgjedhjeve presidenciale e Donald Trump do të ndikojë në rritjen më të shpejtë të normave të interesit, transmeton albinfo.ch.

Kjo është rritja e parë në normat e interesit në SHBA dhe e dyta si rekord i ulët afër zeros në dhjetë vjetët e fundit.