Sport

Donatorët grumbullojnë 40 mijë euro për klubin shqiptar të Ulqinit

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu ka njoftuar se janë grumbulluar 40 mijë euro për klubin shqiptar

Klubi i cili përfaqëson shqiptarët në Mal të Zi është Otrant-Olympic. Ky klub ka pasur rezultate mjaft të mira në vitet e fundit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu ka njoftuar se janë grumbulluar 40 mijë euro për klubin shqiptar, përcjell albinfo.ch.

“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që mbrëmë kontribuuan në takimin e donatorëve të klubit të futbollit Otrant-Olympic. Falë bujarisë së donatorëve gjatë mbrëmjes së djeshme u mblodhën mbi 40.000 euro për futbollistë tanë. Shpresoj që ekipi ynë do të vazhdoj të korr fitore të tjera në futboll e të na bëjë krenar me arritjet e tij”, ka shkruar Cungu në rrjetet sociale.