CH-Ballkani

Donatorët italianë dhurojnë një autoambulancë në Drenas

Ky donacion ka ardhur falë angazhimit të bashkatdhetarit Ylber Ibriqi nga Komorani, i cili jeton dhe vepron në Itali dhe italianit Luca Farina

 

Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, i është dhuruar një autoambulancë nga donatorët italianë, njofton albinfo.ch.

Kryetari Ramiz Lladrovci, ka falënderuar donatorët për këtë autoambulancë dhe ka vlerësuar se ky automjet do t’i ndihmoj QKMF-së në kryerjen e shërbimeve sa më cilësore dhe më të shpejta për qytetarët e Komunës së Drenasit, njofton faqja e komunës.

Ky donacion ka ardhur falë angazhimit të bashkatdhetarit Ylber Ibriqi nga Komorani, i cili jeton dhe vepron në Itali dhe italianit Luca Farina.

Autoambulanca është dhuruar nga organizata italiane “Fraternita di Misericordia di Corsanga Comune di Bongo a Mozzano”.