Gruaja
Doresa Halilaj, përcjellësja e parë në “Miss Universe Germany”
Për 22 vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar, raporton “albinfo.ch”. Doresa, edhe pas këtij suksesi, nuk dëshiron të braktisë profesionin e infermieres!
Tash duhet t’i rreket punës, fotografive, reklamave, dhuratave dhe komplimenteve. Bukuroshja shqiptare Doresa Halilaj ka lënë pas një fundjavë stresuese pas spektaklit që u mbajt më 7 gusht në Windhagen të Gjermanisë, ku ishte pjesë e dhjetë kandidateve për të u zgjedhur “Miss Universe Germany 2016”.
Ajo u shpall përcjellësja e parë e “Miss Universe Germany 2016” (vendi i dytë). Për 22 vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar, raporton “albinfo.ch”.
Doresa banon në Metzingen të Gjermanisë. Ajo është infermiere dhe punon në klinikën e të aksidentuarve në Tubingen. Edhe pse i pëlqen fusha e modelimit, Doresa nuk do të hiqte dorë nga profesioni i infermieres për një karrierë si modele.
“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë kolegë të mi. Përgjigja ime është: Jo, dëshiroj të qëndroj tek pacientët e mi. Karriera e një modele është shumë stresuese dhe spontane. Unë e pëlqej jetën dhe punën time qe e bëj çdo ditë në spital”, ka thënë Doresa për mediat gjermane.
Bukuroshja shqiptare është shprehur se ka marrë shumë mesazhe urime për çmimin që e ka fituar, madje njerëzit kanë filluar ta njohin edhe kur del rrugës, nga ku nuk i mungojnë as komplimentet e shumta.
Kurorën e më të bukurës të këtij spektakli e ka fituar Johanna Acs.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDoresa Halilaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Përcjellësja e parë e “Miss Universe Germany 2016”
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë