Kultura

“Doruntina” merr çmimin e festivalit Secondotheaterfestival në Cyrih

“Doruntina” gjatë gjithë festivalit nga njohësit e teatrit është vlerësuar si shfaqje favorite ndërsa edhe shfaqja gjermane, sidomos në saje të tematikës (migracioni) ka qenë në të njëjtën shkallë

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Në mbrëmjen e fundit të Festivalit të teatrove “Secondotheaterfestival” që u mbajt në Cyrih, pas shfaqjes së fundit  në konkurrencë garash “Sapon Blu” u nda edhe çmimi i festivalit. Drama “Doruntina”, koproduksion në mes të Teatrit “Oda” të Prishtinës dhe atij “Blessed Unrest”  ka ndarë çmimin e parë me shfaqjen “Fuck you Europa, fuck you  “Moldowa”, të teatrit “Gorki të Berlinit.

Një juri e përbërë nga pesë njerëz të teatrit, kryesisht regjisorë zviceranë, ka kumtuar se pas një shqyrtimi të thellë të katër shfaqjeve që ishin në konkurrencë për shpërblim, kanë marrë një vendim jo shumë të zakonshëm: çmimin e festivalit e kanë ndarë për dy shfaqjet më të mira, të përmendura më lartë.

“Doruntina” gjatë gjithë festivalit nga njohësit e teatrit është vlerësuar si shfaqje favorite ndërsa edhe shfaqja gjermane, sidomos në saje të tematikës (migracioni) ka qenë në të njëjtën shkallë.

albinfo.ch ka qenë sponsor medial i festivalit dhe ka mbuluar për lexuesit të gjitha zhvillimet e shumta që e kanë karakterizuar atë.

Në krye të festivalit dhe themeluese e tij është Gjyle Julie Krasniqi.

Shfaqja “Doruntina” është dhënë dy mbrëmje radhaz dhe ka pasur një publik shumë të madh, me mbizotërim të publikut shqiptar. Në mbrëmjen e parë, më 28 nëntor, në kuadër të programit përcjellës “Aroma e bukës” është organizuar një darkë shqiptare. Me këtë rast është demonstruar gatimi i specialitetit shqiptar, flisë e cila pastaj është konsumuar nga të pranishmit.

albinfo.ch nesër do të prezantojë deklarimet ekskluzive të bartësve të festivalit dhe atyre të trupës së teatrit “Oda” nga Prishtina.

Fotogaleri nga shfaqja “Doruntina”