E-Diaspora

Dr. Driart Elshani do të mbajë fjalim në Forumin e OBK-së në Gjenevë

Kjo është hera e parë që një pjesëmarrës nga Kosova do të flasë në një forum të tillë të OKB-së

Profesori i Shkencave Kompjuterike, Dr. Driart Elshani, është ftuar që të flasë në forumin e OKB-së për Qeverisjen e Internetit në Gjenevë të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Prezantimi i tij në temën Open Data the Case of Kosovo (Të Dhënat e Hapura Rasti i Kosovës) do të mbahet të martën me 19.12.2017 në orën 9:00 në pallatin e kombeve në Gjenevë, ka njoftuar ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke iu gëzuar shumë këtij lajmi.

Kjo është hera e parë që një pjesëmarrës nga Kosova do të flasë në një forum të tillë të OKB-së, ku marrin pjesë palët e interesit nga e gjithë bota për të diskutuar për të dhënat e hapura, sigurinë kibernetike dhe tema tjera që ndërlidhen me qeverisjen e internetit.

 

Linku i ngjarjes: https://www.intgovforum.org/multilingual/content/igf-2017-geneva-switzerland-18-21-december