Integrimi
Drejtoresha shqiptare në klinikën gjermane, përzgjedhja më adekuate
Mjekja shqiptare, Blerta Muqaku, ka marrë përsipër udhëheqjen e grupit më të madh profesional në Klinikën Zollernalb të Zollernalbkreis në Gjermani. Nga një gushti i këtij viti, shqiptarja 33-vjeçare do të jetë drejtoreshë e përkujdesjes për të dy institucionet në Klinikën Zollernalb. Bordi mbikëqyrës i këtij institucioni të hënën ka vendosur për zgjedhjen e Blertës së lindur në Kosovë, thotë drejtori menaxhues i spitalit, Gerhard Hinger.
Për të konkurruar në këtë post ishin parashtruar gjithsej dhjetë aplikime; 33-vjeçarja e ka dëshmuar vetveten me karrierën dhe kualifikimet e saj.
Blerta Muqaku vjen nga një familje mjekësore. Fillimisht, në Gjermani është dashur ta mësojnë gjuhën gjermane, ka rrëfyer Blerta për “Schwarzwälder Bore”, përcjell Albinfo.ch. Pasi kreu shkollën fillore, atë të mesme, ajo vazhdoi shkallën e lartë të arsimit, duke përfunduar edhe trajnimin për infermiere. Në sektorin e kujdesit, ajo ishte menaxhere e qendrës, asistente e Drejtorisë së Infermierisë dhe, së fundi, kryeinfermiere. Paralelisht me punën e saj, ajo studioi menaxhimin e infermierisë në Esslingen dhe përfundoi magjistraturën e saj në zhvillimin e burimeve njerëzore.
Qëllimi është të bashkohen ekipet e dy spitaleve – gjithashtu me një pamje të spitalit qendror, ka deklaruar drejtori Michael Bitzer. Për këtë, Blerta Muqaku është më adekuatja: “Ajo është e paanshme dhe sjell ide të reja”. Ajo tashmë ishte prezantuar te punonjësit, interesi kishte qenë i madh në të dy institucionet. Me këtë, menaxhimi është i plotë, thotë kryebashkiaku Günther-Martin Pauli. Tani është e rëndësishme të punosh për faktin se bëhet fjalë për një spital.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe