Sport
Drita eliminon kampionët e Gjibraltarit, do të ndeshet me Malmon e Suedisë
Qendërmbrojtësi Liridon Leci ka shënuar dy golat për kampionët e Kosovës, një Gjevdet Shabani dhe një Haxhi Neziraj
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita ka mundur kampionin e Gjibraltarit, Lincoln, si mysafir me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch.
Kështu Drita kaloi parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, dhe në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, do të ndeshet me kampionin e Suedisë, Malmon.
Drita e filloi për mrekulli dhe që në minutën e dytë arriti të shënojë me anë të mbrojtësit Liridon Leci. Futbollisti i disa skuadrave kosovare u gjend më së miri në zonë, duke kaluar gjilanasit në epërsi.
Bardhekaltrit kishin edhe disa raste të mira shënimi, madje, duke u gjendur disa herë përballë portierit kundërshtar, por pa arritur dot të shtojnë epërsinë.
Kjo iu hakmor gjilanasve, ku në minutën e 61-të, Corral barazon shifrat në 1:1.
Deri në fund të kohës së rregullt kishte edhe disa raste shënimi nga skuadrat, por pa arritur të tundin rrjetën e portës kundërshtare, dhe kështu ndeshja shkoi në vazhdime.
Në minutën e 100-të, Fidan Gërbeshi i Dritës u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë dhe doli nga loja, derisa Lopes i vendasve gjashtë minuta më vonë u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali topin me dorë dhe u akordua penallti për kampionët e Kosovës.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Liridon Leci, i cili shënoi për 2:1. Gjevdet Shabani shënoi në minutën e 120-të për 3:1, derisa Haxhi Neziraj tre minuta më vonë për 4:1.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf