Futboll

Drita fiton Supër Kupën e Kosovës

FC Drita doli fituese e ndeshjes duke u bërë kështu kampione e Super Kupës së Kosovës në Futboll.

Mbrëmjen e sotme u zhvillua ndeshja mes dy ekipeve kosovare për Super Kupën e Kosovës.

Ekipi prishtinas shënoi gol në minutën e 34’.

Goli u shënua nga lojtari Mankenda, shkruan Albinfo.ch.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë ekipi gjilanas barazoi rezultatin.

Në minutën 64’ Fidan Gërbeshi e barazoi rezultatin nga pika e bardhë, megjithatë referi Nuza e anuloi golin për shkak të hedhjeve të fishekzjarreve në fushë.

Penalltia u përsërit prap ndërsa Gërbeshi shënoi sërish.

Pas një kundërsulmi perfekt nga gjilanasit dhe një pasimi nga ana e Shabanit në drejtim të Haxhimusës, ky i fundit ka shënuar gol në minutën e 82-të.

Drita doli në epërsi për të parën herë në këtë ndeshje me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrro”, stadium ky i renovuar për tu ndërtuar me standarde të UEFA-s.