Zhvillim

Dritë e gjelbër për kroatët në Zvicër

Zvicra duhet të zgjeroje lëvizjen e lirë edhe për kroatët. Por Parlamenti vendosi kushte.

Pas Parlamentit, edhe Komisioni i Punëve të Jashtme në Dhomën e Kantoneve (APK) ka mbrojtur zgjerimin e lëvizjes së lirë të kroatëve në Zvicër, duke i propozuar Këshillit Federal ratifikimin e Protokollit me Kroacinë.

Këshilli Federal duhet të ratifikojë vetëm protokollin shtesë të marrëveshjes, nëse marrëveshjet e BE-së për menaxhimin e emigracionit janë në përputhje me Kushtetutën Federale të Zvicrës.

Me 11 vota për, 2 kundër, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur në mënyrë të qartë për marrëveshjen, siç tha të mërkurën mbrëma para gazetarëve në Bernë presidenti Christian LEVRAT (PS / FR), përcjell albinfo.ch.

Komisioni dëshiron ta parandalojë Qeverinë në fund për ta ratifikuar Protokollin me Kroacinë pa zgjidhjen e çështjes së emigracionit. Presidenti Johann Schneider-Ammann e ka përmendur këtë si mundësi, tha LEVRAT. Kuvendi duhet të ushtrojë përgjegjësinë e vet kur është fjala për Kushtetutën e vendit, thotë ai.

Komisioni miratoi një model përkatës për të zbatuar iniciativën për kufizimin e emigracionit.