Lifestyle

Dua Lipa kuqezi në Kiev para finales së Ligës së Kampionëve

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa do të performojë ditën e nesërme në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.

Këngëtarja shqiptare ka dhënë sot edhe një parashikim se kush e fiton trofeun, ku do të ndeshen Real Madrid dhe Liverpooli.

“Përshëndetje. Unë jam Dua Lipa, dhe parashikimi im për nesër është 3:2, për Liverpoolin”, thotë këngëtarja në faqen zyrtare të UEFA-s, teksa duket në një veshje kuqezi.

Dua ka mbërritur në Kiev të Ukrainës, aty ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar provat para kësaj finale.