E-Diaspora

Dua Lipa dëshiron të këndojë edhe shqip

“Unë kam shumë dëshirë të këndoj në gjuhën shqipe. Isha shumë e emocionuar kur kam kënduar në koncertin në Kosovë, që është vendlindja e prindërve të mi. Do të dëshiroja shumë të këndoja shqip”, ka thënë Dua Lipa

 

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po shënon tjera suksese në karrierën e saj. Këngëtarja e lindur në Londër ka performuar ‘Live’ disa nga këngët e albumit të saj më të ri për të përditshmen amerikane ‘New York Times’, raporton albinfo.ch.

Këngët e saj janë pëlqyer nga publiku, derisa kishte edhe pyetje nga “Facebook”, ku njëra ndër to ishte nëse do të bënte një këngë në gjuhën shqipe.

Lipa ka thënë se me kënaqësi do të këndonte shqip. “Unë kam shumë dëshirë të këndoj në gjuhën shqipe. Isha shumë e emocionuar kur kam kënduar në koncertin në Kosovë, që është vendlindja e prindërve të mi. Do të dëshiroja shumë të këndoja shqip”, ka thënë Dua Lipa.

Albumi i saj ka dalë në treg më 2 qershor dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/dua-lipa-deshiron-te-kendoje-edhe-shqip/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.