Lifestyle

Dua Lipa e ngazëllyer për ardhjen në Prishtinë

Dua Lipa nesër pritet të vijë në Prishtinë, për festivalin SunnyHill.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka shkruar në rrjetin e saj Instagram në lidhje me projektin e ri për të cili pritet të publikohet dhe pjesmarrjen e saj në festivalin Sunny Hill.

“Ju… po ju! Faleminderit për 16 milion ndjekjet. Ne jemi duke u rritur çdo ditë dhe kjo më bën të ndihem mirë duke e ditur se këtë po e bëjmë së bashku. Kam shumë gjëra emocionuese që po vijnë së shpjeti dhe një klip të ri që me të vërtetë jam shumë e ngazëllyer që ta shihni ju të gjithë. Ne punuam vëertetë shumë në të dhe do të lansohet në orën 7 të mëngjesit. Unë kam mbledhur të gjitha forcat që ta shfaq atë, haha!. Në ndërkohë po kaloj një ditë tjetër në shtëpi në shtratin tim dhe nesër do të shkoj në Prishtinë, Kosovë për SunnyHill Festival! Jam shumë e ngazëllyer”, ka shkruar Lipa.