Lifestyle

Dua Lipa fiton edhe një çmim

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon me suksese. Ajo së fundi ka fituar çmimin ‘Best Single’ me këngën ‘New Rules’, përcjell albinfo.ch.

Çmimin e ka fituar në “BBC Radio ‘1 Teen Awards’ 2017. Lajmin e ka publikuar vetë ajo në rrjetet sociale, derisa ka falënderuar të gjithë fansat e saj.

“Faleminderit të dashurit e mi që më votuat! Në fituam singelli më i mirë me New Rules në TeenAwards2017. Çfarë ekipi. Ju dua!”, ka shkruar Dua Lipa në “Facebook”.

Dua Lipa mbetet një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ajo ka lindur në Londër, derisa ka jetuar për disa vjet në Prishtinë.

Ajo ka mbajtur një koncert në Prishtinë dhe gjithmonë me krenari ka thënë se është me prejardhje nga Kosova.